Propozim

 

LIGJI PER LIRINË FETARE DHE POZITËN JURIDIKE TË BASHKËSIVE FETARE NË KOSOVË

 

 

 

Kuvendi i Kosovës,

 

Duke u bazuar në Rregulloren nr.2001/9 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, posaçërisht në dispoziat nenit 3.1, 3.2 dhe 5.7 si dhe në standardet mbi të drejtat dhe lirit e njeriut të rregulluara në deklaratat dhe  konventat regjionale ndërkombëtare nga kompetenca e Këshillit të Evropes,

Duke u nisur nga fakti se liria e besimit është një prej të drejtave themelore të njeriut, dhe një prej parimeve dhe standardeve të pranuara ndërkombëtarisht mbi lirinë e shprehurit, vetëdijes dhe percaktim fetar;

Duke afirmuar të drejtën e secilit për lirinë e mendimit, vetëdijës dhe besimit dhe për barazinë e të gjithëve para ligjit, pavarësisht nga bindja fetare ;

Duke u nisur nga jeta e përbashkët dhe trashëgimia kulturore në jetën fetare,

Të vetëdijshëm për trashëgiminë tonë dhe vlerat tradicionale të tolerances dhe jetës së përbashkët të realizuar në karakterin multikonfesional të Kosovës,

Duke u përpjekur të definohen dispozita juridike unike me të cilat bashkësitë fetare në Kosovë do të jenë të barabarta në të drejta dhe detyrime, pa kurrfarë diskriminimi,

Duke e çmuar të rëndësishëm përparimin e mëtejmë të mirëkuptimit të ndërsjellë, të tolerances dhe të respektimit të së drejtës në lirinë e mendimit, vetëdijes dhe besimit,

 

Miraton:

 

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

 

 

Përkufizimet

 

Neni 1

Për nevojat e këtij Ligji termet vijuese kanë këtë kuptim:

“Bashkësi fetare’’ kuptojmë një bashkësi të personave fizikë, të besimtarëve që shprehin ndjenjat e njëjta religjioze apo besime dhe janë të regjistruar në regjistër të bashkësive fetare;

“Bashkësi e personave fizik’’  një grup jo formal individësh, një shoqataë ose një organizatë joqeveritare, anëtarët të cilës shprehin ndjenja të njejta religjioze apo besime dhe të cilët shprehin vullnetin për të themeluar bashkësi fetare, por që në kohën e hyrjes në fuqi të këtijë ligji nuk është e regjistruar si bashkësi fetare;

“Union i bashkësive fetare’’ kuptojmë bashkimin e dy ose më shumë bashkësive fetare në një lidhje (asociacion) të përbashkët me qëllim realizimi të synimeve të përbashkëta.

 

 

Neni 2

Me këtë Ligj sigurohet : liria e besimit dhe e   vetëdijës e secilit njeri, përfshirë mirëkuptimin, tolerancën dhe respektimin e ndërsjelltë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me lirinë e besimit dhe të vetëdijes; themelimi dhe shuarja e bashkësisë fetare; kushtet për kryerjen e punëve fetare, ceremonive dhe riteve fetare; themelimi dhe puna e institucioneve fetare arsimore dhe e konvikteve; botimi i publikimeve fetare dhe çështje të tjera të pozitës juridike të bashkësive fetare, pa kurrfarë diskriminimi.

 

Neni 3

1. E drejta e lirisë së mendimit, vetëdijëdijës, fesë ose besimit përfshinë mes tjerash edhe liritë si në vijim:

a.      Lirinë e adhurimit ose tubimit në lidhje me një fe ose besim, dhe krijimit ose qeverisjes së vendeve për këto qëllime;

b.     Lirinë e krijimit dhe e qeverisjes së institucioneve humanitare dhe bëmirëse;

c.      Lirinë e krijimit, fitimit dhe përdorimit deri në një shkallë të përshatshme, të materialit dhe gjësendeve të nevjoshme për kryerjen e riteve dhe zakoneve të fesë ose besimit;

d.     Lirinë e shkrimit, nxjerrjes dhe shpërndarjes së publikimeve relevante në këto lëmi;

e.      Lirinë e  mësimbesimit fetar në vendet e përshtatshme për këto qëllime;

f.       Lirinë për të kërkuar dhe pranuar kontribute financiare dhe kontribute të tjera vullnetare nga individët dhe institucionet;

g.      Lirinë e aftësimit, emërimit, zgjedhjes ose caktimit sipas suksedimit të përshtatshëm liderët e thirrur, sipas kushteve dhe standardeve të  religjionit dhe besimit përkatës;

h.      Lirinë e respektimit të ditëve të pushimit dhe festimit të festave dhe ceremonive sipas normave fetare të fesë përkatëse;

i.        Lirinë e krijimit dhe ruajtjes së komunikimit me individë dhe bashkësi për çështjet e fesë dhe besimit në nivelin nacional dhe ndërkombëtar.

2.Liria për të shprehur besimin fetar do të jetë objekt vetëm i kufizimeve të parashikuara me ligj të cilat janë të nevojshme në një shoqëri demokratike e në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit, moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

3.Prej askujt nuk kërkohet që të jep informacion për fenë e tij ose për anëtarësim në bashkësi fetare, bashkësi të personave fizik apo union të bashkësisë fetare  përveç ,

a) sipas nenit 30 paragrafi 3  dhe

b) nga i  akuzuari  në procedur gjyqsore penale për vertetimin nëse motivi i vepres penale mbshtete ne mosdurim fetar, kur akuzohet për vepër penale serioze, e cila cënon shoqëritë demokratike, sipas paragrafit 2 të këtijë neni, ose nga i dëmtuari.

 

 

Neni 4

1. Personi është i lirë të bëhet pjestarë i ndonjë bashkësie fetare, të mbetet pjesëtarë i asaj bashkësie ose që të dal prej saj.

2. Askush nuk mund ta ndalojë përsonin  të merrë pjesë në ceremonitë fetare ose në forma të tjera të shfaqjes së ndjenjave fetare.

3. Askush nuk mund të shtrëngohet të merr pjesë në ceremonitë fetare dhe në forma të tjera të shprehjes të ndjenjave fetare.

 

Neni 5

 Të gjithë personat, pavarësisht nga besimi ose bindja e tyre, pavarësisht nga përkatësia në ndonjë bashkësi fetare ose pjesëmarrja në ndonjë ceremoni fetare janë të barabartë para ligjit dhe gëzojnë të drejta të njejta në jetën civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Të gjithë personat juridik dhe fizik gëzojnë mbrojtje të njejtë para ligjit.

 

Neni 6

1. Ndalohet çdo diskriminim i mbështetur në besim ose bindje.

2. Sulmi dhe fyerja e nëpunësve fetarë, dëmtimi i objekteve fetare ose i pasurisë tjetër të bashkësisë fetare, aktivitetet ose veprimet e orientuara në nxitje të urrejtjes fetare kundër cilësdo bashkësi fetare ose të anëtarve të tyre, ndëshkohen sipas Kodit penal të Kosovës.

3. Ndalohet angazhimi i institucioneve fetare, i  ceremonive fetare, i shtypit fetar, i mësimit fetar dhe i formave të tjera të shprehjes së ndjenjave fetare për aktivitete të rezervuara për partitë politike;

4. Ndalohet pengimi i tubimeve fetare dhe i aktiviteteve tjera nga paragrafi 3 i këtij neni, përveç nëse mbajtja apo manifestimi i tyre është në kundërshtim me këtë Ligj.

 

Neni 7

1. Bashkësitë fetare, realizojnë lirinë e besimit duke kryer publikisht ceremonitë fetare dhe duke bërë manifestime tjera fetare të fesë përkatëse, e regjistruar në regjistrin e bashkësive fetare në Kosovë.

2. Bashkësia fetare ka status të personit juridik.

3. Bashkësia fetare është e ndarë nga autoritetet publike.

 

Neni 8

Bashkësitë fetare mvetësishëm dhe lirisht  përcaktojnë: organizimin e brendshëm; organet udhëheqëse, hijerarkinë dhe kompetencën e saj; organet dhe personat që e përfaqësojnë bashkësinë fetare dhe format organizative të saj; përcaktojnë përmbajtjen dhe mënyrën e shprehjes së fesë sipas kodeksit të përcaktuar të të drejtave dhe detyrave të anëtarëve të saj, i cili është në pajtim me natyrën e misionit dhe të dispozitave tjera të bashkësisë fetare që i përkasin; përcaktojnë mbajtjen e lidhjeve me qendren e vet dhe me bashkësitë tjera fetare ; shoqërimin me bashkësitë tjera fetare dhe

për  çështje të tjera të veprimtarisë së tyre.

 

 

Neni 9

1. Udhëheqësi i bashkësisë fetare emërohet nga përfaqësuesi brenda strukturës së bashkësisë fetare.

2. Udhëheqësi i bashkësisë fetare në Kosovë duhet të jetë banor i Kosovës.

 

Neni 10

1. Bashkësia fetare gjatë shprehjes së besimit dhe veprimtarisë tjetër të saj nuk guxon të përhapë mostolerancë dhe paragjykime ndaj bashkësive tjera fetare, besimtarve të tyre ose qytetarëve tjerë.

2. Bashkësia fetare me rastin e shprehjes së besimit dhe veprimtarisë tjetër nuk guxon t’i pengojë bashkësitë fetare tjera ose qytetarët pa bindje fetare në manifestimin publik të fesë ose bindjes tjetër.

3. Bashkësia fetare nuk guxon të veprojë me përmbajtjen e punës apo me mënyrën e kryerjes së ceremonive fetare dhe të shprehjes tjetër të fesë në kundërshtim me rendin juridik, moralin publik ose në dëm të jetës dhe shëndetit ose të drejtave dhe lirive të tjera të besimtarëve të saj dhe të qytetarëve tjerë.

 

Neni 11

1. Bashkësia fetare që vepronë si person juridikë në Kosovë më ditën e hyrjes në fuqi të këtijë Ligji (në tekstin e mëtejmë: Bashkësi Fetare eksistuese) regjistrohet në regjistër duke bërë paraqitje për regjistrim.

2. Bashkësia e personave fizik e cila ekziston në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji, por e cila nuk ka statusin e bashkësisë fetare apo e cila do të themolohet pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji (në tekstin e mëtejmë: Bashkësi e re fetare), mund të regjistrohet në regjistrin e bashkësisë fetare me dorëzimin  e kerkeses për regjistrim.

3.Kërkesën për regjistrim e dorëzon bashkësia e personave fizikë, e cila ka kryer aktivitetet e saja së paku pesë vite.

 

Neni 12

1. Regjistrin e mban Ministria e Shërbimeve Publike (në tekstin e mëtejmë: Ministria).

2. Në regjistër, përveç bashkësisë së re fetare, nën kushte dhe në mënyrën e përcaktuar me këtë Ligj për regjistrim të bashkësisë fetare ekzistuese, mund të regjistrohen edhe format tjera organizative të tyre për të cilat bashkësia fetare kërkon (shkolla , institute, konvikte etj).

3. Bashkësia fetare, bashkësia e personave fizik me format organizuese të tyre dhe Unioni i bashkësive fetare janë persona juridikë joprofitabil.

 

Neni 13

1. Më këtë Ligj nuk pengohet as nuk kufizohet themelimi dhe veprimi i shoqatave të cilat, në pajtim me Ligjin mbi Lirinë e asocimit, i themelojnë përsonat fizik për bindjeve  të veta dhe lirisë së shprehjës së besimit.

2. Shoqatat nga paragrafi 1 i këtij neni nuk kanë pozitën e bashkësisë fatare dhe nuk mund të fitojnë të realizojnë të drejta që sipas dispozitave të këtij Ligji i kanë bashkësitë Fetare.

 

Neni 14

 

1. Bashkësia fetare në veprimtarinë publike, krahas emërtimit në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, mund të perdorë edhe emërtim ne gjuhë dhe shkrim tjetër.

2. Emërtimi i bashkësisë fetare duhet

të përmbajnë fjalën “Kosovë”.

3. Bashkësia fetare e cila sipas të drejtës së bashkësisë fetare është pjesë e bashkësisë fetare me seli jashtë territorit të Kosovës mund ta përdor emërtimin e asaj bashkësie fetare në emërtimin e vet.

4. Emërtimi i bashkësisë së re fetare nuk mund të jete i njëjtë me emërtimin e bashkësisë fetare që më parë është regjistruar në Regjistër.

                       

Neni 15

1. Qeveria e Kosovës mund të konsultohet me bashkësinë fetare për sa i përket çështjeve me interes të përbashkët për Kosovën. 

2. Për zbatimin e akteve që rregullojnë marrëdhëniet e Kosovës dhe të bashkësisë fetare, si dhe të çështjeve tjera me rëndësi për pozitën dhe veprimtarinë e bashekesive  të tyre, Qeveria e Kosovës do të themelon Komisionin për marrëdhënie me bashkësinë fetare.

3. Komisioni nga pargrafi 2, i ketij neni  përbëhet nga anetare te bashkësive fetare dhe Qeverise.

 Numrin i anetarve  percaktohet me vendimin e Qeverise.

 

 

II. DISPOZITAT E POSAÇME

Ceremonitë fetare

 

Neni 16

1. Bashkësitë fetare lirisht i kryejnë ceremonitë fetare dhe punët tjera në ndërtesa të destinuara për qëllime  të tilla  në lokale tjera ose të marra me qira apo të kontraktuara, të cilat sipas dispozitave të veçanta i plotsojnë kushtet për tubim të një numri  personash, si dhe në sipërfaqe të hapura të objekteve fetare ose në varreza.

2. Ceremonitë fetare mund të kryhen edhe në sipërfaqe tjera të hapura jashtë objekteve fetare në sipërfaqe tjera të hapura, duke i’u nënshtruar kushteve dhe rregullave në fuqi për tubime  publike .

 

Neni 17

 

1. Pagëzimi (duke përfshirë edhe pagëzimin me ujë) të persove të mitur, mund të bëhen me kërkesën e prinderve apo/dhe kujdestarit. Nëse i mituri është më i vjetër se pesëmbëdhjetë vjet, nevojitet pëlqimi i tij.

2. Syneti i përsonave të mitur mund të bëhet me kërkesen e prindrve apo/dhe  kujdestarit. Nëse i mituri është më i vjetër se pesëmbëdhjetë vjet, nevojitet pëlqimi i tij.

3. Për ceremonitë fetare nga paragrafi 1 dhe 2 të  këtij neni kërkohet sigurimi i kushteve të domosdoshme higjenike dhe mjekësore.

Neni 18

Lidhja e martesës sipas ceremonive fetare mund të bëhet vetëm pas martesës së celebruar para organit kompetent komunal, në pajtim me Ligjin mbi martesën,  ndërsa pagëzimi vetëm pas në Librin amë të të lindurve.

Shkollat fetare, fakultetet dhe konviktet

 

Neni 19

Bashkësitë fetare janë të lira që në pajtim me ligjin të themelojnë shkolla dhe fakultete fetare te cilitdo nivel dhe institute fetare.

 

Neni 20

Bashkësitë fetare bashkë me shkolla dhe fakultete fetare, në pajtim me ligjin, mund të themelojnë konvikte dhe institucione të ngjajshme për vendosjen dhe ushqimin e vijuesve të shkollave apo fakulteteve të tilla.

 

Botimet dhe Publikimet e bashkësive fetare

 

Neni 21

Bashkësitë fetare, shkollat e fakultete të cilit do nivel dhe institucionet fetare,  kanë të drejtë në botimet dhe publikimet  fetare, në shtypin fetar dhe distribuimin  e tyre, edhe në mënyrë elektronike. Lidhur me publikimin e botimeve fetare dhe distribuimin e informatave përshtatshmërisht zbatohen dispozitat përkatese të Ligjit mbi veprimtarinë botuese dhe Ligjin mbi informimin  publik.

 

 

Pacenueshmeria e hapësirave të bashkësive fetare

 

Neni 22

Ndërtesat dhe hapësirat e destinuara për kryerje të ceremonive fetare janë të pacenueshme, nga intervenimi i autoriteteve të pushtetit, përderisa në to të zëne vendë aktivitete e kundërligjshme   ose ato përdoren  për të strehuar persona të kërkuar nga organi per zbatimin e ligjite.

 

Përkujdesja fetare në institucione shëndetësore dhe të kujdesit social

 

Neni 23

Besimtarët që gjenden në institucionet shëndetësore dhe të kujdesit social u garantohet e drejta që të ushtrojnë fenë e tyre, përfshirë edhe të drejtën e komunikimit me udhëheqësit e tyre shpirtëror.

 

 

Realizimi i përkujdesjes fetare të personave që i’u është heqë liria,  i  anëtarve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe për  policinë

 

Neni 24

Menyra e rregullimit për realizimin e së drejtës së besimtarëve për ushtrimin e fesë së  tyre në TMK, polici, institucione korrektuese dhe në burg, është kompetente e rezervuar e PSSP-së.

 

 

Mjetet për veprimtarinë e bashkësive fetare

 

Neni 25

1.Bashkësitë fetare mund të themelojn fonde me mjete nga:

a.        ardhurat e pronës së saj,

b.      puna edukativo-asimore, artistike ose veprimtaria tjetër përgjithsisht e dobishme, si dhe nga shitja e botimeve fetare ose suvenireve,

c.       ofrimi i shërbimeve fetare,

d.      trashëgimia dhe dhuratat dhe

e.       nga kontributi vullnetar (në para, shërbime ose punë) të personave fizik ose juridik.

 

2. Bashkësia fetare mund të financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, në shumën që bazohet por nuk kufizohet në kriteret vijuese: lloji dhe rëndësia e aktiviteteve në objektet fetare, kulturore, historike e artistike; në aktivitetet në lëminë e shëndetësisë, arsimimit, në lëminë social dhe atij kulturor; në anëtarësimin e përgjithshëm; në aktivitetet humanitare; dhe në kontributin e përgjithshëm të bashkësisë fetare për shoqërinë në tërësi.

 3. Qeveria përkatësisht Komisioni për marrëdhënie me bashkësi fetare mbikqyrë mënyrën e shpenzimit të mjeteve të lejuara nga buxheti.

 

 

Neni 26

Për çështjet e tatimeve, taksave dhe doganave që lidhen me veprimtarinë e bashkësisë fetare veprohet sipas ligjit në fuqi.

 

Të drejtat sociale të personelit fetarë dhe vijuesve të shkollave dhe fakulteteve fetare

 

 

Neni 27

1. Shërbyesit fetarë dhe nëpunësit e tjerë të bashkësisë fetare i realizojnë të drejtat nga sigurimi pensional, të drejtat nga sigurimi shëndetësor dhe të drejtat sipas bazës për kujdes social në pajtim me Ligjin në fuqi.

2. Bashkësitë fetare, për realizim të punëve fetare dhe punëve të tjera mund të hyjnë në marrëdhënie juridike dhe të lidhë kontratë mbi punën me personel fetarë dhe me punëtorë tjerë. Personeli fetar dhe punëtorët e tjerë, me të cilët bashkësia fetare ka lidhur kontratë mbi punën, i realizojnë të drejtat nga marrëdhënia e punës dhe në bazë të punës sikurse edhe të punësuarit e tjerë.

3. Vijuesit e rregullt të shkollave fetare dhe të fakulteteve fetare për përgatitjen e personelit fetar i realizojnë të drejtat në mbrojtje shëndetësore, shtesat për fëmijë, sigurimin pensional dhe invalidor, të drejtat për asistencë sociale dhe të drejtat në trafik publik nën kushtet dhe në mënyrën siç i realizojnë vijuesit e shkollave dhe fakulteteve publike.

 

Qasja e bashkësive fetare në mjetet e informimit publik

 

Neni 28

Bashkësia fetare mund të ushtrojë veprimtari të informimit publik në pajtim me Ligjin ne fuqi.

 

 

III REGJISTRIMI I BASHKËSIVE FETARE

 

Regjistrmi në regjistër

 

Neni 29

Bashkësia fetare ekzistuese i paraqet Ministrisë të dhënat për:

a.       emërtimin e bashkësisë fetare,

b.      selinë e bashkësisë fetare,

c.       personat e autorizuar qe për përfaqësojne bashkësinë fetare dhe

d.     për vulën dhe amblemën të cilën bashkësia fetare e përdor, duke e dorëzuar shenjën.

 

 

Neni 30

1. Bashkësitë fetare të reja regjistrohen në Regjistër me paraqitje të kërkesës për regjistrim, e cila përmban të dhënat nga neni 29 i këtij ligji.

2. Krahas kërkesës për regjistrim paraqiten:

       a.            Deklarata e perfaqesuesit te bashkësisë fetare nga e cila shihet se bashkësia fetare ka së paku 500 besimtarë.

      b.            Akti nga i cili shihet përmbajtja dhe mënyra e të shprehurit te besimit, e kryerjes së ceremonive fetare, struktura organizative dhe funksionale e bahskësive fetare.

3. Me rastin e regjistrimit të bashkësisë fetare organi kompetent ka të drejtë të verifkojë numrin e besimtarëve të bashkësisë fetare. Të dhënat nga të cilat organi kompetent dhe bashkësia fetare meson  përkatësinë fetare të individëve janë konfidenciale.

4. Nëse bashkësia fetare e posaformuar, sipas të drejtës së bashkësisë fetare me seli jashtë vendit, është pjesë e asaj bashkësie fetare, kërkesës për regjistrim patjetër i bashkangjitet pajtimi i organit qendror i bashkësisë fetare me seli jashtë vendit.

 

 

Neni 31

1. Ministria vendosë për kërkesën e Bashkësisë fetare për regjistrim në regjistër të bashkësive fetare brenda 60 ditë pune nga dita e paraqitjes së kërkesës.

2. Ministria me aktvendim mbi regjistrimin e bashkësisë fetare në regjistër e vërteton:

       a.            Emërtimin dhe selinë e bashkësisë fetare,

      b.            Datën e regjistrimit dhe numrin evidentues nën të cilin bashkësia fetare regjistrohet në regjistër,

       c.            Konstatimin se bashkësia fetare ditën e regjistrimit fiton cilësinë e personit juridik në pajtim me këtë Ligj dhe

      d.            Punet te cialt i kryen personi i autorizuar per përfaqësimin e bashkësisë fetare.

3. Kërkesa për regjistrim në regjistër refuzohet nëse Ministria vlerëson se përmbajtja dhe mënyra e ushtrimit të ceremonive fetare dhe e manifestimeve tjera janë në kundërshtim me rendin juridik, moralin publik ose rrezikon jeten dhe shëndetin e njeriut ose të drejtave dhe lirive  të besimtarëve dhe të qytetarëve tjerë dhe nëse nuk janë plotësuar kushtet nga neni 14 i këtij Ligji.

4. Kundër aktvendimit mbi regjistrimin ose refuzimin e regjistrimit në regjistër mund të fillohet kontesti administrativ, sipas Ligjit mbi konfliktet administrative në fuqi.

 

Shlyerja nga regjistri

 

Neni 32

1. Ministria bënë shlyerjen e bashkësisë fetare nga regjistri  në rastet:

       a.            Kur organi kompetent i bashkësisë fetare merrë vendim mbi suprimimin e saj,

      b.            Kur organi i pushtetit gjyqësor vërteton në formë të prerë se bashkësia fetare me veprimtarinë e saj thërret ose nxitë urrejtjen fetare, nacionale, racore ose ndonjë formë tjetër jotolerance ndërmjet qytetarëve të Kosovës,

       c.            kur veprimtaria e bashkësisë fetare është në kundërshtim me rendin juridik, moralin publik apo  është në  dëm të shëndetit apo të drejtave dhe lirive të tjera të besimtarëve dhe qytetarëve. 

2. Procedurën gjyqësore për vërtetimin e fakteve nga  paragrafi 1, pika b dhe c të këtij neni e inicon Ministria kompetente pranë Gjykatës së Qarkut.

3. Për ankesë kundër vendimit të Gjykatës së Qarkut vendosë Gjykata Supreme e Kosovës.

 

Neni 33

1. Në rast se bashkësia fetare pushon se ekzistuari zbatohet procedura e likuidimit te saj.

2. Pasi të paguhen borxhet e bashkësisë fetare, për pasurinë e saj të mbetur vendoset në mënyrë të përcaktuar me aktet e bashkësisë fetare. Kur në aktet e bashkësisë fetare nuk është përcaktuar asgjë, pasuria e bashkësisë fetare kalon ne pronësi të Kosovës.

 

Neni 34

Minstria kompetente mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji.

 

Neni 35

1. Ministria me udhëzim administrativ përcakton formularët dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të bashkësive fetare.

2. Regjistri i bashkësive fetare është publik.

3. Bashkësia fetare detyrohet të paraqet për regjistrim çdo ndryshim të të dhënave nga neni 31 i këtij ligji.

 

Neni 36

Dispozitat e këtij Ligji me të cilat janë rregulluar të drejtat dhe detyrimet e bashkësive fetare përshtatshmërisht zbatohen ndaj njësive organizative të bashkësisë fetare dhe Unionit të bashkësive fetare të cilat janë regjistruar në Regjistër, si dhe sa i përket regjistrimit dhe shlyerjes së tyre nga regjistri i bashkësive fetare.

 

Neni 37

Në çështjet e procedurës së regjistrimit ose të shlyerjes nga regjistri bashkësive fetare, të cilat nuk janë rregulluar me këtë Ligj, zbatohen dispozitat e Ligjit mbi procedurën e përgjithshme administrative.

 

 

IV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

 

Neni 38

1. Bashkësitë fetare ekzistuese obligohen që të dhenat nga neni 29 i këtije Ligji, t’ia dorezojnë Ministrisë në afat prej gjashtë (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të udhëzimit administrativ, nga neni 35 paragrafi 1 të këtij Ligji.

2. Nëse bashkësitë fetare ekzistuese, nuk veprojnë sipas paragrafit 1 të këtij neni, nuk do të mund t’i realizojnë të drejtat që u takojnë sipas dispozitave të këtij Ligji, përveç nëse ekziston ndonjë arsye objektive për lëshuarjen e afatit.

 

Neni 39

Ministria kompetente në afat  prej gjashtë (6) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij Ligji do të nxjerrë aktet nënligjore të cilat janë të nevojshme, për zbatimin e këtijë Ligji.

 

 

Neni 40

Me  hyrjen në fuqi të këtij Ligji pushojnë të veprojnë të gjitha dispozitat ligjore të cilat e rregullojnë lëminë e këtij  ligji.

 

Neni 41

Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga  Kuvendi i Kosovës dhe  nënshkrimit nga ana e Kryetarit të Kuvendit si dhe shpalljes së ligjit nga PSSP-ja.